Showbiz

Amy Schumer këmbëngul: “Lumturia vjen pasi ndalon së gjykuari veten nga pamja e jashtme”

Aktorja dhe komediania e famshme Amy Schumer në një intervistë të dhënë së fundmi për tabloidin “The Cat Walk” rrëfeu se më në fund ka gjetur çelësin e lumturisë.

Filmi “I Feel Pretty” në të cilën ajo është protagoniste duket se ka ndikuar rrënjësisht në mënyrën se si ajo e sheh trupin e saj si edhe paraqitjen e jashtme në tërësi.

Ajo u shpreh se ky film ka elemente satirike që shfaqin se si ndjesitë që një femër ka për mënyrën si duket ndikon drejtpërdrejtë në nivelin e saj të lumturisë, dhe kjo e fundit vjen pasi ke hequr dorë së gjykuari vetveten nga format trupore dhe nga fiksimi për të qenë perfekte.

Që pas xhirimeve aktorja mori një vendim që të mos fokusohet më tek pamja e jashtme madje tashmë as që shihet më në pasqyrë. “Është çliruese kur heq dorë nga komplekset që ke për pamjen tënde dhe për trupin tënd. Ke më shumë kohë të lirë dhe je më e lumtur, të gjitha femrat duhet ta bëjnë këtë gjë” ,-përfundoi ajo.