Celebrities Film & Tv Showbiz

Amy Schumer zbulon arsyen pse hoqi dorë nga filmi “Barbie”!

Amy Schumer ka zbuluar së fundmi arsyen e vërtetë të largimit nga filmi “Barbie”. Aktorja e “Trainwreck” të cilës iu dha roli kryesor në filmin aksion të ‘Sony’ bazuar në kukullën ikonike konfirmoi në mars 2017, se nuk do të ishte më në film, për shkak të angazhimeve në projekte të tjera. Mirëpo së fundmi duke folur me “The Hollywood Reporter” në lidhje me serialin e saj të ri ‘Life & Beth’ komediania, rrëfeu se dallimet krijuese në fakt e bënë atë të tërhiqej nga projekti.

Ata definitivisht nuk donin ta bënin ashtu siç doja ta bëja unë.

Amy shtoi se e kuptoi se nuk ishte e duhura për atë rol pasi i dërguan asaj një palë këpucë Manolo Blahniks pasi u shpall si roli kryesor.

Ideja se kjo është pikërisht ajo që çdo grua duhet të dëshirojë, pikërisht aty, unë duhet të kisha thënë: “Ti ke gjetur vajzën e gabuar.”

Versioni i filmit fillimisht u përshkrua si një histori rreth dëbimit të Barbie nga Barbieland sepse nuk ishte mjaftueshëm perfekte, duke e futur atë në një aventurë të botës reale. Ishte planifikuar të dilte premierë në verën e vitit 2018. Pas largimit të saj, roli iu dha Margot Robbie si dhe Ryan Gosling në rolin e Ken. “Barbie” pritet të lançohet në vitin 2023.

Aktorja Margot u shpreh në lidhje me këtë projekt se:

Unë mendoj se ky film do të ketë një ndikim të jashtëzakonshëm tek publiku e veçanërisht tek fëmijët. Jam e nderuar që do të jem një Barbie.

Rikujtojmë, se aktorja e famshme australiane arriti kulmin e karrierës së saj pas rolit të Harley Quinn në filmin e famshëm “Suicide Squad”. Në një intervistë për “The Hollywood Reporter” ajo është shprehur se fama ka shumë pasoja dhe disa nga këto të kushtojnë shumë para.