Celebrities Gossip Showbiz

Ana e “errët” e yllit të Instagramit Gianluca Vacchi, denoncohet nga ish-shërbyeset!

Ylli i Instagramit, Gianluca Vacchi është një personalitet italian i mediave sociale, një sipërmarrës që ka një pasuri neto prej 200 milionë dollarësh. Seriali “Mucho Màs” mbi jetën e influencuesit është një ‘udhëtim’ nëpër sekretet dhe dobësitë e një ylli si Vacchi, një portret që shkon përtej famës, duke treguar njeriun pas personazhit të famshëm.

Ky serial ka shkaktuar shumë diskutime. Sipas ankesës së bërë nga njëra prej shërbëtoreve, jo gjithçka ka qenë gjithmonë aq argëtuese sa miliarderi do të donte ta besonit. Në qendër të ankesës së ish-shërbëtores dhe çështjes juridike që do të fillojë në gjykatë në nëntor janë videot e famshme nga Gianluca Vacchi në Tik Tok.

Sipas gruas me origjinë filipine, nëse koreografitë nuk do të kryheshin si duhet dhe nëse punonjësit nuk kërcenin në kohë, do të shihnit një Gianluca të zemëruar.

Ai u zemërua me një nga shërbëtorët duke i hedhur telefonin dhe duke shkatërruar një llambë aty rrotull.

Ndërkaq dy ish-punonjës të tjerë të Gianluca Vacchi kanë kërkuar dëmshpërblim nga miliarderi për fyerjet dhe ngacmimet gjatë realizimit të vdieove për rrjetet sociale, por jo vetëm. Gruaja gjithashtu denoncon lloje të tjera të abuzimeve si orët e punës përtej kontratës së nënshkruar. Ndërkaq, 2 vite më parë Gianluca Vacchi dhe partnerja e tij Sharon Fonseca u bënë prindër për herë të parë të vogëlushes të cilën e kanë quajtur Blu Jerusalema. 

Rikujtojmë, se “Freestyle” i Don Xhonit u bë viral kohët e fundit, ku emra të njohur nga e gjithë bota e publikuan në rrjete sociale. Një nga ta ishte edhe Gianluca Vacchi i cili ndau me ndjekësit një video pranë veturës super-luksoze “Royce Rolls”, ku shihej duke vallëzuar nën ritmet e këngës së reperit shqiptar.