Celebrities Gossip Pardon My French

Arbër Çepani zbulon gjithçka rreth eksperiencës së tij në “Dancing With The Stars” ekskluzivisht për TAR!

Sot i ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë ish-konkurrenti i “Dancing With The Stars”, Arbër Çepani i cili përfundoi rrugëtimin e tij të premten që kaloi. Të gjithë e identifikojmë si fituesi i “Big Brother 1” dhe si sipërmarrës mjaft të suksesshëm por tashmë e pamë edhe në një tjetër dimension.

Si është të dalësh nga “Big Brother” dhe nga “Dancing With The Stars”?

Janë të tjera epoka, të tjera periudha dhe mënyra perceptimi. Në “Big Brother” të gjithë vinim nga një jetë jo publike ndërsa këtu në “Dancing With The Stars” ishte ndryshe sepse vijmë nga një jetë publike. 

Sa e bukur ishte për Arbër Çepanin kjo eksperiencë?

Është një eksperiencë ndryshe, shumë interesante dhe e veçantë në llojin e vet. Do të mbetet gjatë në memorie. Në ndryshim nga ‘Big’-u ishte momenti që mësohesh brenda asaj jete kurse në ‘Dancing’ me dukej fizikisht më e rëndë dhe më e impenjuar. Ngarkesa është më e madhe psiko-fizike në Dancing. Unë fitoren time e arrita sepse i hoqa 10 kg. Nuk e kisha pritur që do të ishte një impenjim kaq i madh që t’i të ndërroje 3 bluza. Pata një javë që edhe musukujt nuk i ndjeva fare. Të gjithë kishim një dëshirë shumë të madhe për të dhënë më shumë nga vetja. 

Si të erdhi ftesa?

Ftesa më ka ardhur nga Eurilda, më vjen një mesazh për “Dancing With The Stars”. Isha në një periudhë shumë të ngarkuar dhe i thashë që mezi gjej një orë për veten, dhe ajo më tha që nuk të merr më shumë se një orë. Ishin orë që ia vlejtën. 

Arbri ka treguar edhe se si e ka pritur partnerja e tij të gjithë këtë rrugëtim në ‘DWTS’.

Ajo është një njeri që është marrë gjithë jetën me produksion. Njerëzit që ne kishim afër në këtë periudhë e ndjejnë më shumë. As vetes tënde nuk i dedikohesh dot. 

Ka krijuar Arbër Çepani miqësi të mira në ‘Dancing’?

Besoj se po. Janë eksperinca të forta që edhe të ndajnë por në pjesën më të madhe krijon miqësi që do mbetet për shumë gjatë. Ndryshe nga ‘Big’-u ku duhet të rrije 24 orë dhe atë që nuk e pëlqeje do konfrontoheshe, në ‘Dancing’ është si në jetën reale ku ti e eviton një person që nuk e pëlqen. Janë miqësi plus që i forcon aty ose edhe nuk i ke pasur fare, si rasti me Sarën ose me Julkën që e njoh dhe më parë. Eksperienca që janë të forta të forcojnë edhe me njerëzit.

A do ta pranonte Arbër Çepani ftesën për në “Big Brother” sërish?

Nuk besoj, por prapë për efekt të kohës. Unë stresin më të madh e kam me kohën. Në “Dancing With The Stars” e gënjeva veten që aty do jem dhe nuk do të më rrëshaksin punët. Tek ‘Big’-u je i shkëputur totalisht nga bota. Do të ishte një kosto shumë e madhe kohe. Në show si ‘Big’-u duhet të jesh shumë i qetë mendërisht.  

Kush mendon se do të jetë fituesi i “Dancing With The Stars”?

Gjetët personin e duhur për këto. Ajo që mbetet realisht përtej çmimit është ajo se sa kemi marrë nga kjo eksperiencë. Në fund mund të ketë surpriza por Elhaida dhe Arditi kanë kërcyr shumë mirë, edhe Isli po ashtu. Sara gjithashtu dua shumë që ta fitojë. Çdo javë ka surpriza dhe duhet mbajtur një lloj suspance.

A t’i ka ngritur ndonjëherë nervat Erisa?

Sa herë të duash. E kishim të ndarë që çdo të martë bënim sherr dhe e mërkura vinte si vinte prova parë, pastaj prova dytë dhe më pas tek e treta e merrnim veten. Të dyja palët jemi shumë ekspresivë në mënyrën se si i duam gjërat. Ishim të dy kokë më kokë.