Celebrities Gossip Showbiz

Arjola Shehu vjen edhe si aktore në serialin më të ri!

Arjola Shehu ka dhënë së fundmi një lajm të mirë për fansat ku ka lajmëruar se do të futet në botën e kinematografisë. Një serial i ri i zhanrit komedi, i cili do të transmetohet për publikun shqiptar në RTSH është xhiruar dhe Arjola do të jetë pjesë e tij si aktore.

Prezantuesja bukuroshe ka zbuluar dhe disa detaje nga seriali i ri televiziv ku do të luajë krahas disa figurave shumë të njohura të kinematografisë shqiptare. Ndër to përmendim, Olta Daku, Besi Bitraku dhe Igli Zarka.

Seriali do të mbajë emrin “Nina” dhe këtë e ka bërë me dije vetë Arjola, teksa ka postuar në Instagram disa fotografi ku shfaqet krah aktorëve të tjerë dhe i falenderon për bashkëpunimin.

Arjola nuk ka dhënë një datë për transmetimin e serialit, por jemi gjithë sy e veshë ta shohim në këtë fushë të re.