Celebrities Gossip Showbiz

Arjola ti je? Aktorja e “Portokalli” magjeps me linjat trupore me rroba banjo

Arjola Demiri është një personazh që kohëve të fundit është shumë e përfolur. Fillimisht, ajo ka qenë aktore në serialin “O sa mirë”, pjesë e shumë prodhimeve kinematografike dhe tanimë dhe aktore e programit të humorit ‘Portokalli’.

Arjola është nënë e tre fëmijëve dhe hiret e saj vazhdojnë të jenë si të një vajze të re. Së fundmi, ndryshe nga çfarë jemi mësuar ta shohim, aktorja e humorit ka treguar linjat e saj me dy fotografi shumë provokuese me rroba banjo.

Së fundmi, Arjola po shijon pushimet në jug të Shqipërisë, në Himarë dhe nuk harron të na tregojë dhe ne pak nga hiret e saj!

Ndjekësit në rrjete sociale nuk ngurrojnë që të shprehin opinionet e tyre pa asnjë filtër dhe një koment shumë i pakëndshëm i është drejtuar Arjolës për fëmijët e saj. 

Si ka mundësi që i ke vajzat kaq të shëmtuara dhe s’të kanë ngjarë fare?

Aktorja  e humorit me çiltërsinë më të madhe vendosi të bijën për t’u përgjigjur dhe me plot gojë mund të themi se e la pa fjalë komentuesin.

Kush të pyeti? Unë nuk e di kush je ti. Ti ke nevojë për ndihmë. Gjëja më e bukur tek njerëzit është truri i tyre dhe unë e kam një, kam dhe pamjen e jashtme gjithashtu.