Showbiz

Armina Mevlani thirrje për lutje!

Blogerja e famshme shqiptare Armina Mevlani së fundmi është përfolur shumë për ceremoninë e dasmës së saj të ardhshme me Shkëlzen Berishën që pritet të ndodhë shumë shpejt.

Teksa të gjithë presim postime në rrjetet sociale në lidhje me detajet e dasmës ajo ka tërhequr vëmendjen për një temë akoma më të rëndësishme dhe aktuale.

Pak orë më parë Armina ka publikuar në historinë e Instagram-it një foto ku u kërkon ndjekësëve të saj të luten që lufta dhe sulmet terroriste në Siri të përfundojnë.

Ajo ka shfaqur një foto të një shpërthimi masiv në Siri dhe i lutet Zotit që këto ngjarje fatkeqe të përfundojnë.