Celebrities Showbiz

“Arsyeja pse marr frymë!”/Bardhi rimerr Instagramin, ja postimi i parë i tij!

Këngëtari i njohur Bardhi, ka arritur që të marrë sërish profilin e tij në Instagram pas prishjes së marrëdhënies me menaxherin, Jetmir Agaj. Dyshohet se ky i fundit ishte kundër lidhjes së tij me Sara Gjordenin, romancë e cila nisi në shtëpinë e “Big Brother VIP 3”.

Pasi ka marrë sërish aksesin në rrjetin e tij social, në postimin e parë, krahas një shpjegimi për fansat e tij, artisti e ka shoqëruar atë me një foto ku shfaqet së bashku me Sarën teksa kanë qenë në spektaklin e së martës në “Big Brother VIP”. Bardhi i ka bërë një dedikim të ëmbël partneres së tij dhe shkruan:

Bardhi përsëri me ju. Ju kërkoj falje, por pata nevojë për pak kohë pushim. Faleminderit të gjithëve për gjithë përkrahjen dhe pozitivitetin. Ju dua shumë!

E ti Sara Gjordeni, je arsyeja pse marr frymë!

Nga ana tjetër Sara ka shpërndarë postimin në Instagram, ku shkruan:

Ta dua shpirtin.