Celebrities Gossip Showbiz

Askush të mos gabojë dhe ta shqetësojë Yll Limanit për një arsye shumë të kuptueshme…

Yll Limani është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer dhe me më shumë fansa në showbizin shqiptar. E kjo jo më kot. Çdo këngë e tij arrin të marrë gjithë vëmendjen e duhur dhe të rrëmbejë menjëherë zemrat e të gjithë publikut. Ylli, me zërin dhe këngët e tij aq të veçanta ka arritur që përherë të përçojë tek publiku emocion, çfarëdo moshe që ata të kenë.

Artisti nuk ndalon kurrë me angazhimet e tij me koncerte dhe vetëm pak më parë me anë të një Instastory na ka treguar se sapo ka mbyllur plot 4 koncerte për këtë javë dhe kërkon që askush të mos e shqetësojë pasi si dhe në foton e postuar duke mjaft i lidhur dhe është mëse e kuptueshme.

Ylli ka treguar se do të publikojë disa surpriza, por i ka gati të gjitha këngët verore që do të publikojë për sezonin veror që është shumë afër. Koha e këngës së parë ka ardhur dhe vetëm pak ditë më parë artisti na zbuloi se ‘U kry’ do të publikohet në datë 26 të muajit maj.

Pak javë më parë, Ylli ka sjellë bashkëpunimin me reperin Noizy që është gjithashtu pjesë e albumit të këtij të fundit. ‘Yalla’ quhet dueti i dyshes një këngë që flet për dashurinë.