Bota

Aspak ditë të mira për CR7, motra e tij shtrohet në spital!

Këto ditë nuk janë ditë aspak të lehta për Cristiano Ronaldo-n dhe familjen e tij. Së fundmi motra e yllit të Juventusit po kalon momente shumë të vështira. Katia Aveiro, e cila prej 10 ditësh është e infektuar me COVID-19 është shtruar së fundmi me urgjencë në spital. Ajo ka qëndruar gjatë kësaj kohe e izoluar në shtëpi, por për shkak se gjendja u përkeqësua u detyrua të shtrohej në spital.

Për shkak të kësaj Ronaldo mund të shkëputet edhe nga stërvitja me Juventuesin për të udhëtuar drejt Portugalisë e për të qëndruar pranë motrës së tij. Kjo e fundit ka reaguar përmes një postimi në Instagram, ku ka treguar se si është gjendja shëndetësore.

Unë u infektova, dreqin, që nga 17 korriku jam pozitive dhe kam qenë në izolim në shtëpi shumë mirë, me pak simptoma, por duke respektuar protokollin. Fatkeqësisht që nga e premtja e kaluar, në datë 23, u bëra më keq dhe kam pneumoni për shkak të virusit të mallkuar. Shkurtimisht, kam ardhur në spital. Gjithçka po shkon mirë, po shërohem, falënderoj Zotin dhe falë shërbimit të Sesaram (Hospital do Funchal) me një ekip të mrekullueshëm mjekësor dhe me një histori të pabesueshme për të treguar. Unë jam akoma me të njëjtat mendime dhe besime. Nuk është një virus i mallkuar i mbjellë në lakminë e kësaj bote që do të më rrëzojë.

Cristiano Ronaldo’s sister hospitalised with COVID

Rikujtojmë, se Cristiano Ronaldo ka konfirmuar qëndrimin tek Juventus ndërsa agjenti i tij Jorge Mendes po bën presion për një zgjatje të kontratës edhe për një vit. Kontrata e Ronaldos në “Allianz Stadium” skadon në qershor të vitit 2022 dhe e ardhmja e tij në Torino duket se do të ishte në dyshim pas fundit të sezonit 2020-21.