Rajoni

Avioni privat bie në mes të fshatit, 2 viktima!

Një avion privat është rrëzuar në një fshat grek. Mediat helene bëjnë të ditur se avioni është rrëzuar si pasojë e një problemi në motor, ku si pasojë dy persona kanë ndërruar jetë.

Avioni ka rënë në fshatin Haria, e cila përkon jo shumë larg me vendin ku banonte një nga viktimat. Sapo kanë dëgjuar përplasjen, banorët janë drejtuar menjëherë për të dhënë ndihmën e parë.

Ata e kanë gjetur avionin në flakë, ndërsa nuk kanë mundur të bëjnë asgjë për shpëtimin e dy personave në bord. Policia aktualisht është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë se si ndodhi aksidenti.