Showbiz

Bebe Rexha i tregon reperes amerikane si të bëjë twerk me këngë popullore shqiptare

Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha së fundmi ka paralajmëruar bashkëpunimin më të ri muzikor me reperen Doja Cat.

Duket se kënga e quajtur “Baby I’m Jealous” duket se do të shndërrohet menjëherë në një hit pasi fansat e artisteve janë shumë të emocionuar për këtë prurje të tyre.

Teksa kanë qenë në xhirimet e klipit të këtij projekti muzikor, Bebe ka bërë atë që di të bëjë më mirë. Twerk por jo me këngë hip-hop por në fakt me këngë popullore shqiptare.

Ajo i ka mësuar Doja Cat se si t’i tundë të pasmet nën ritmet e këngeve shqiptare që Bebe i do kaq shumë. Për më tepër ndiqni videon e mëposhtme.

Sa i përket bashkëpunimit të dyshes së famshme, “Baby I’ Jealous” vjen këtë të premte.