Celebrities link in bio Showbiz

Bebe Rexha shpërthen në rrjetet sociale: “ Mos gjykoni më peshën e dikujt…“

Me muzikën e saj dhe jo vetëm, Bebe Rexha vazhdon të tërheqë vëmendjen në skenën globale të muzikës. Jo pak herë këngëtarja është komentuar në rrjetet sociale për peshën e saj. Këtë herë, është vetë këngëtarja që ka goditur ashpër stereotipet që lidhen me linjat e trupit përmes një postimi të ri në Instagram. Këngëtarja 34-vjeçare tha:

Është viti 2024. Turpi nga një trup i hollë dhe nga një trup i shëndoshë është i dëmshëm dhe përjetëson stereotipe të dëmshme.

Artistja vazhdoi duke shpjeguar se askush nuk e di se çfarë po kalon një person dhe ai mund të hajë shumë për të përballuar ose shumë pak për të ndjerë njëfarë kontrolli në jetën e tij/saj.Dhe ajo u ka kujtuar fansave se gjithçka ka të bëjë me të qenit ‘të shëndetshëm’ dhe jo se si duken. Rexha në postimin e saj theksoi se njerëzit duhet të jenë të mirë me njëri-tjetrin dhe ‘të përhapin më shumë dashuri dhe dhembshuri’.

Kjo vjen pak kohë pasi këngëtarja bëri një paraqitje spektakolare së bashku me DJ e njohur, David Guetta gjatë ceremonisë së mbylljes së finales së Kampionatit Botëror të FIFA-s për klubet. Këngëtarja 34-vjeçare u ngjit në skenë me një kostum të zi të ngushtë që vinte në pah format e saj trupore si dhe një jelek korset mbi të. Ngjarja madhështore u mbajt në stadiumin “King Abdullah Sports City” në Jeddah, Arabi Saudite. Bebe mori vëmendjen jo vetëm për super performancën magjike por edhe për veshjen e saj të veçantë. Ylli i muzikës pop dukej jashtëzakonisht sensacionale teksa doli në skenë dhe elektrizoi skenën duke interpretuar hitet e saj të rrethuar nga kërcimtarë meshkuj. David Guetta, i cili pritet të bëhet baba sërish, ishte gjithashtu i pranishëm. DJ 56-vjeçar kishte veshur një xhaketë të zezë fluturuese që e kombinoi me një palë pantallona të gjera dhe këpucë të bardha. Kampionati Botëror i FIFA-s për klube është një turne futbolli ku ekipet më të mira të klubeve nga pjesë të ndryshme të botës konkurojnë për të përcaktuar kampionin përfundimtar.