Celebrities Sport

“Bëmë baba të të ngjaj!” Një tjetër sportiste i shtohet familjes Beckham!

Kot nuk thonë se vajzat janë më të lidhura dhe duan më shumë baballarët e tyre. Sportisti i njohur David Beckham gjtihashtu është shumë krenar për vajzën e tij të vogël. Harper Bechkam është vajza 10-vjeçare, e cila me talentin e saj në fushën e arteve marciale ka arritur që në një konkurs të marrë mendalje argjendi në sportin e xhudos.

46-vjeçari vendosi që ta ndante vetë këtë lajm me të gjithë ndjekësit e tij në rrjetin e tij social Instagram, nëpërmjet një postimi ku ai shkruante se:

Medalja e argjendit. E dielë. Ylli im i vogël i xhudos. #HarperSeven.

Rikujtojmë gjithashtu se çifti superstar, David dhe Victoria Beckham në daljen e tyre më të fundit u shfaqën shumë të dashuruar më njëri-tjetrin. Së bashku me fëmijët e tyre ata ndoqën ndeshjen e djalit të tyre 16-vjeçar, Cruz. Gjatë ndeshjes djali i tyre vërtetoi dhe tregoi aftësitë e tij mbresëlënës që mesa duket është në hapat e parë të një karriere shumë të suksesshme.

Nga ana tjetër edhe djali i madh, Romeo duket se do të ndjekë hapat e babait të tij pasi nënshkroi kontratën e tij të parë profesionale të futbollit. 19-vjeçari i është bashkuar skuadrës amerikane Fort Lauderdale, e cila operon si ekip rezervë në ekskluzivitetin e Beckham në Inter Miami. Të tre fëmijët si vajza e tyre e vogël Harper por edhe djemtë Cruz dhe Romeo mesa duket në lidhje me talentet e tyre i kanë ngjarë ish-futbollistit, babait të tyre.

Gjithashtu David Beckham na la pa fjalë në një shfaqje publike vërtet të mirë në fushatën e tij të fundit të Syzeve nga David Beckham. Koleksioni aktual, për Vjeshtë/Dimër 2021, është frymëzuar nga rrënjët e David në Mbretërinë e Bashkuar, veçanërisht në Londër. I përshkruar si ‘stil britanik pa mundim, i kombinuar me një fokus të mprehtë në detaje dhe funksionalitet’, stilet i kushtohen një konsumatori të interesuar në modelet klasike me një tërheqje ndërkombëtare.