Aktualitet

Bien shifrat/ 2 viktima dhe 173 qytetarë të infektuar nga COVID në 24 orë

Në 24 orët e fundit në vendin tonë, si rezultat i 2443 testimeve janë regjistruar 173 qytetarë të infektuar me COVID-19. Ndërkohë, dy qytetarë nga Tirana të moshave 71-79 vjeç nuk mundën ta fitonin betejën me ‘armikun e padukshëm’.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se infeksionet e reja janë identifikuar në këto bashki:

75 qytetarë në Tiranë, nga 13 qytetarë në Fier, Gjirokastër, 11 në Sarandë, 9 në Durrës, nga 6 qytetarë në Vlorë, Berat, 4 në Rrogozhinë, nga 3 qytetarë në Mirditë, Gramsh, nga 2 qytetarë në Elbasan, Skrapar, Maliq, Mallakastër, Lushnje, Patos, Kamëz, Kukës, Shkodër, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Fushë Arrëz, Has, Tropojë, Lezhë, Dibër, Roskovec, Divjakë, Himarë, Delvinë, Konispol, Memaliaj,

Aktualisht janë 3159 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Sakaq, 66 pacientë po marrin trajtim në spitalet COVID, nga të cilët 10 janë në gjendje më të rëduar. Në 24 orë janë shëruar 408 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 264.695 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Statistika (25 Shkurt 2022)

Raste të reja ditore          173

Të shëruar në 24 orë        408

Të shtruar në spitale          66

Humbje jete në 24 orë         2

Testime ditore                2443

Testime totale                1,738,929

Raste pozitive                 271,314

Raste të shëruara             264,695

Raste Aktive                        3159

Humbje jete                         3,460

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë               923

Fier                   492

Elbasan             360

Vlorë                262

Lezhë               245

Berat                224

Kukës               147

Durrës              143

Gjirokastër      137

Shkodër           128

Korçë               72

Dibër                 26