Celebrities Film & Tv

“Bishë absolute”/Zbuloni se si janë shprehur kritikët për “No Time To Die”!

Lançimi i “No Time To Die” është vonuar jashtëzakonisht shumë për shkak jo vetëm të pandemisë por edhe nga dëmtimet, aksidentet dhe tërheqja e drejtorit të tij origjinal, Danny Boyle. Filmi bën fjalë për James Bond i cili është tërhequr nga MI6 për t’u vendosur me të dashurën e tij, duke lënë një dyshe të re për të shpëtuar botën në mungesë të tij.

Por shoku i tij i CIA-s, Felix Leiter e bind atë të luftojë me Lyutsifer Safin. Filmi i fundit i Daniel Craig si James Bond u lançua dje në kinema në Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë dhe Zelandën e Re, ndërsa me 8 Tetor pritet të lançohet në SHBA dhe Kanada.

Por ndërsa filmi i fundit i Daniel Craig duket ende si një mirazh, ai definitivisht ekziston, apo jo? Pavarësisht disa zërave kundërshtues, kritikët e filmit pajtohen plotësisht se ky është filmi më i suksesshëm. “No Time to Die”, filmi mbi të cilin janë fiksuar kaq shumë, kishte premierën botërore në Londër mbrëmjen e së martës.

Protagonisti i 007, Daniel Craig dukej i sofistikuar dhe disi i pazakontë me xhaketën rozë të kamoshit, teksa udhëhiqte pasarelën e mbushur me yje për premierën e filmit të tij të fundit në sallën Royal Albert Hall në Londër.

Daniel Craig bëri edhe një paraqitje të rrallë publike me vajzën e tij Ella Loudon në këtë premierë. Ylli i James Bond u fotografua teksa largohej nga Annabel’s Club në Mayfair dorë për dore me vajzën e tij 29-vjeçare.

 

Kritikët në Mbretërinë e Bashkuar ranë dakord kryesisht se filmi është një ‘bishë” e vërtetë. Peter Bradshaw i “The Guardian” e quajti atë një “stuhi epike që jep pathos, aksion, dramë, komedi, thyerje zemre, tmerr, makabër”.

Robbie Collin i “Telegraf” tha se filmi ishte një kapitull i fundit ekstravagant i përpjestuar me përmasa të mëdha të epokës së Craig”, ndërsa në “Times”, Kevin Maher u shpreh se: “Është madhështore.” Clarisse Loughrey e “Independent” ofroi një pikëpamje kundërshtuese, duke sugjeruar se filmi ishte “çuditërisht anti-klimatik, një shfaqje e personazheve të vjetër dhe pikave të komplotit”.

Revistat amerikane me Owen Gleiberman në “Variety” e quajtën një film i padurueshëm konvencional i bërë me finesë të lartë, ndërsa David Rooney i “Hollywood Reporter” thotë se Cary Joji Fukunaga, amerikani i parë që drejtoi një film Bond e trajton atë me siguri por pengohet nga një komplot i ndërlikuar dhe i zgjatur.

Stephanie Zacharek në revistën “Time” pajtohet se është e stërmbushur me komplot, por shtoi se “No Time to Die”, pavarësisht nga të metat e saj, është përshtatur në mënyrë perfekte për aktorin që për mua është Bondi më i mirë nga të gjithë. Craig merr shumë lavdërime për punën e tij, madje edhe nga kritikët. Në “Express”, Stefan Kyriazis e quan atë një ‘bishë absolute’ që dominon çdo moment në ekran.

Së fundmi, aktori i njohur Darwin Shaw gjatë një interviste ka zbuluar se Daniel Craig i cili ka luajtur rolin e James Bond, gjatë xhirimeve të filmit ‘Casino Royale’, të gjitha grushtet dhe goditjet kanë qenë të vërteta.

Shaw ishte në rolin e terroristit Fisher dhe ka vlerësuar intensitetin e Craig, forcën, fokusin dhe etikën 18-orëshe gjatë gjithë ditës së punës, ndërsa ishte gjithashtu shumë i sjellshëm dhe i kujdesshëm me shokët dhe ekipin e tij.

Ndërkaq, ju rikujtojmë se James Bond i ri do të jetë një personazh mashkull! Producentja e ‘No Time To Die’, Barbara Broccoli është shprehur se një grua nuk do ta portretizojë rolin e James dhe se ajo nuk do ta diskutojë zëvendësimin e Daniel Craig deri në vitin 2022.

Së fundmi producentja Barbara Broccoli ka treguar se 007 do të jetë gjithmonë një personazh mashkull. Kreu i ‘Eon Productions’, i cili merret me pjesën e menazhimit është shprehur se gjithçka në lidhje me pjesën se kush do ta marrë rolin nga Daniel Craig do të vendoset vitin e ardhshëm dhe se do të jetë patjetër mashkull.

Aktori i njohur Daniel Craig ka pranuar se ndihej fizikisht dhe mendërisht i lodhur kur përpiqej të përballonte famën e tij të re tek personazhi i James Bond. Aktori 53-vjeçar, u bë i njohur në të gjithë botën kur mori rolin e agjentit 007 nga Pierce Brosnan, duke bërë paraqitjen e tij të parë në “Casino Royale” në vitin 2005. Duke folur në dokumentarin Apple TV+, Daniel tha se si nuk ishte i përgatitur për famën e menjëhershme që erdhi me pranimin e rolit.

Bond është i njohur për stilin e tij joshës dhe shijen e shtrenjtë, një mënyrë jetese që të gjithë mund të ëndërrojmë ta kemi. Por sa para shpenzon në të vërtetë për pamjen e tij? Shitësi i veshjeve për burra, Charles Tyrwhitt, u fut në jetën e përditshme të Bond dhe zbuloi se sa do të kushtonte për të marrë pamjen e plotë të 007.

James Bond di të udhëtojë me stil. Në fakt, askush nuk e bën më mirë. Duke fluturuar shpesh jashtë Londrës zgjedhja e hoteleve të tij ndërkombëtare është po aq shembullore sa shija e tij në kostume, këpucë dhe orë.

Ai ka shkuar në shumë vende të hapura, vullkane dhe dhjetëra strofulla, por gjithsesi është kthyer në suitat e tij të mirë caktuara në mënyrën më të sigurt. Pas paraqitjes së tij më të fundit në ‘No Time To Die’ gjatë kësaj jave, ne ju prezantojmë me hotelet që 007 ka vizituar gjatë viteve dhe si mund që t’i rezervoni edhe ju vetë dhe të ndiheni si një agjent 007 duke bërë edhe ju lëvizje si ai.