Auto & Moto Botë e Çuditshme

Biznesmeni miliarder Chin Jit Pyng nuk udhëton me makinat e tij super luksoze për arsyen qesharake!

Quhet Chin Jit Pyng dhe është një biznesmen i suksesshëm në Malajzi. Përveçse është një nga personat më të pasur të vendit, njihet edhe si njeriu me koleksionin më të madh të makinave në Malajzi. Në koleksionin e tij gjen “xhevahirë” si Bugatti Divo, që kushtojnë rreth 5 milionë euro, por për të shkuar në punë preferon që të përdorë një makinë të rehatshme dhe të zakonshme. Biznesmeni tregon për “CNA Luxury” se:

Kam pothuajse 100 makina në koleksionin tim. Mes tyre, 3 Bugatti. I kam blerë përgjatë viteve. Sa herë më ndryshonin shijet, blija të reja.

Në koleksionin e tij ka edhe një Ferrari Enzo apo një McLaren P1, pa përmendur këtu edhe disa Lamborghini, por të bën përshtypje që në punë shkon me një Proton X50, një SUV i prodhuar në Malajzi. 66-vjeçari e shpjegon kështu zgjedhjen e tij:

Është më e lehtë në udhëtim dhe nuk tërheq vëmendjen në rrugë. Kur udhëton me makina të shtrenjta, njerëzit të shohin. Gjithashtu, shqetësohesh më shumë në parking, pasi mund të gërvishten.