Showbiz

Blake Lively zbulon herën e parë të bashkëshortit: “Ai qau”

Zgjedhjet presidenciale në SHBA kanë ‘tërbuar’ të gjithë botën dhe duket se momentalisht po flitet vetëm për këtë gjë.

Personazhe të famshëm hollivudian e jo vetëm po gjejnë mënyra të ndryshme se si të nxisin njerëzit të votojnë dhe si të tegojnë kujdes me këtë të fundit pasi gjithçka do të ndodhë përmes një procesi online.

Yjet e showbiz-it kanë dalë zhveshur duke provokuar publikun, kanë përdorur photoshop-in për ta kthyer mesazhin e tyre në viral e shumë truqe të tjera. Këto gjëra shërbejnë për të përfshirë sa më shumë njerëz në këtë ngjarje të rëndësishme për SHBA-në.

Sigurisht që nuk mund të mungonte çifti i famshëm i aktorëve Ryan Reynolds dhe Blake Lively. Fillimisht ata kanë postuar një foto ku Blake shfaqet zbathur e më pas një tjetër ku ajo i shton vetes me photoshop një palë këpucë.

Ajo që gjithashtu tërhoqi vëmendjen ishte diçitura që ata përdorën për të nxitur ndjekësit: “Ishte hera e parë e Ryan-it. Ai sigurisht që ishte i frikësuar. Gjithçka ndodhi kaq shpejt. SHUMË shpejt. Ai qau. Unë bëja sikur po qaja. Më pas, ai telefonoi të gjithë miqtë e tij” -shoqëruar me hashtag-un #VoteEarly (Votoni herët).

Këto foto të çiftit u bënë virale në të gjitha rrjetet sociale dhe po komentohen pa fund. Kjo ishte hera e parë që Ryan Reynolds votone në Amerikë, pasi aktori në fakt është kanadez.