Gossip Ndryshe

Bombat e fundit të Shqipes… (urojmë)

Pak ditë më parë ish-konkurrentja e Për’puthen, Shqipe Hysenaj ndau në profilin e saj në Instagram një foto me kryetaren e Partisë së LSI-së, Monika Kryemadhin. Kaq duhej dhe të gjithë shpërthyen se ishte një shenjë që Shqipja po i futet politikës.

E ftuar sot në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rrapin dhe Palomën, ish-konkurrentja e Për’puthen deklaron se do t’i futet politikës, por kjo do të nisë shkallë-shkallë. Gjithashtu ajo pohon se do të jetë pjesë e LSI-së.

Zëri im… unë e kam thënë edhe më përpara, zëri im është fiks për parlament, në qoftë se më fikin mikrofonin, unë edhe aty do të dëgjohem, e ngrej volumin shumë vetë…

Kam qef të bëhem deputete… por mendoj që shkallët ngjiten një nga një, avash-avash edhe alfabeti fillon nga A-ja deri tek Zh-ja, unë nuk mund ta çoj direkt tek Zh-ja.

Në fillim të intervistës, Shqipja u shpreh se lufta mbaroi dhe e rëndësishme për të ishte të vendoste drejtësi në vend dhe ajo e shijoi. E vetmja bombë e fundit sipas saj është rruga drejt politikës! Kështu që mos u habisni kur ta shikoni atë në një të ardhme të afërt në parlament.