Celebrities Showbiz

Britney Spears ka qenë e martuar në vitin 2012?! Ja dokumentet zyrtare të gjykatës!

Siç e dinë dhe fansat, Britney Spears është martuar dy herë në të kaluarën. Ajo ishte martuar shkurtimisht me Jason Allen Alexander në vitin 2004 dhe me Kevin Federline nga viti 2004 në 2007. Por, a shkoi drejt altarit këngëtarja e muzikës pop për herë të tretë me ish të fejuarin e saj, Jason Trawick? Sipas “Page Six”, dokumentet e zbuluara kohët e fundit duket se pranojnë që Spears ka qenë e martuar me Trawick.

“Page Six” raportoi se një episod i ri i podcast “Toxic: The Britney Spears Story”, shqyrton mundësinë që Spears dhe Trawick u kurorëzuan thuajse një dekadë më parë. Gazetarët, Tess Barker dhe Babs Grey, shqyrtuan një raport në çështjen e vazhdueshme të kujdestarisë së këngëtares. Dokumenti tregoi një pagesë prej 9,150 dollarë që u bë më 1 tetor 2012, në lidhje me një “konsultim për zgjidhjen e martesës”. Ata raportuan se pagesa u bë në zyrat ligjore të Alexandra Leichter, e cila është një avokate e familjes, në Beverly Hills. Ata gjithashtu vunë në dukje se pagesa ishte e shënuar nën tarifat ligjore të kujdestarit.

Sigurisht, ky dokument i bëri ata të pyesin nëse Spears dhe Trawick u martuan rreth një dekadë më parë, veçanërisht pasi të dy u fejuan në dhjetor të vitit 2011, sipas “CNN”. Austin Bertrand, një specialist i pasurive i cili nuk është i përfshirë në çështjen e kujdestarisë së Spears, ofroi një pasqyrë të dokumentit në fjalë. Ai shpjegoi:

Supozimi im do të ishte që ato ishin shërbime juridike që ishin dhënë drejtpërdrejt në dobi të Spears dhe askujt tjetër. Prishja e martesës do të thotë vetëm një gjë, e cila është divorci.

Megjithatë, nuk ka ende asnjë deklaratë nga zëdhënësi i Spears, Trawick dhe zyra e Leichter mbi këtë lajm. Spears dhe Trawick filluan të takoheshin së bashku në vitin 2009. Në atë kohë, ai ishte agjenti i saj. Për të shmangur konfliktin e interesit, ai u largua nga pozicioni në maj të vitit 2010 dhe dyshja u fejuan në dhjetor të 2011. Muaj pasi ata njoftuan fejesën e tyre, Trawick u bë bashkë-ruajtës i pasurisë së Spears së bashku babain e saj, Jamie Spears. Ai dha dorëheqjen si bashkë-kujdestar në janar të vitit 2013 kur ata njoftuan ndarjen e tyre. Pas deklaratës publike për ndarjen, këngëtarja tha:

Unë gjithmonë do ta dua atë dhe ne do të mbetemi miq shumë të mirë.

Nga ana tjetër, Trawick u shpreh:

Unë e dua atë dhe ne do të jemi pranë njëri-tjetrit përgjithmonë.

Rikujtojmë se, së fundmi ylli i pop-it, Britney Spears iu drejtua lëvizjes “Free Britney” ku shpjegoi dhe arsyen se pse ajo vendosi të ndante fotografitë e saj ‘topless’ në mediat sociale. Këngëtarja 39-vjeçare ndau me ndjekësit e saj disa foto ‘topless’ teksa mbulonte gjoksin me duar.

Babai i Britney Spears, Jamie Spears, ka rënë dakord të japë dorëheqjen si kujdestar i yllit të muzikës pop pas plot 13 vitesh. Avokati i Britney e cilësoi këtë si një fitore të madhe. Të dy janë të përfshirë në një betejë gjyqësore gjatë viteve të fundit, teksa këngëtarja është duke punuar për të rimarrë nën kontroll jetën e saj.

Ndërkaq, Jamie iu referua edhe nënës së Britney-t, Lynne, duke thënë se çdo deklaratë që ajo bëri në emër të vajzës së tyre duhet të vihet në pikëpyetje bazuar në sa pak përfshirje ka pasur ajo në jetën e Britney-t gjatë 13 viteve të fundit. Ai gjithashtu pohoi se nëse publiku do t’i dinte të gjitha detajet e jetës së Britney-t, të gjitha problemet e varësisë dhe të shëndetit mendor me të cilat ajo ka luftuar dhe të gjitha sfidat e tij si kujdestar, ata do ta lavdëronin atë në vend që ta fyenin.