Celebrities Gossip Music Showbiz

Butrint Imeri ka një kërkesë të rëndësishme për ndjekësit e tij!

Butrint Imeri është një nga këngëtarët që prej vitesh po shijon një sukses të madh falë projekteve të tij muzikore, të cilat pëlqehen shumë dhe numërojnë miliona klikime.

Butrinti para 1 muaj lansoj projektin e tij të ri muzikor, i cili titullohet “Lejla” e duket se menjëherë është pëlqyer shumë nga publiku, pasi deri më tani ka kaluar 14 milionë klikime në platformën YouTube e këtë na e ka treguar vetë Butrinti me postimin e tij të fundit në Instastory. Me postimin e fundit artisti ka nxitur ndjekësit e tij për të arritur 15 milionë klikime.

 

Dihet që verën që kaloj të gjithë artistët e pëlqyer nga publiku kanë pasur një numër të lartë koncertesh, ku edhe fitimet kanë qenë të mëdha. Një ndër ta është edhe Butrinti, i cili mesa duket ka zgjedhur se ku do ti shpenzoj paratë e tij. Vetëm pak më parë këngëtari na ka treguar me anë të disa postimeve në Instastory blerjen e tij të fundit, ku ka harxhuar ‘një mal me para’ për makinën luksoze të markës Rolls Roys, një nga makinat më të kushtueshme në treg.

E duket se Butrinti nuk ka ndërmend të bëjë aspak pushim, pasi me postimin e fundit na bëri me dije se po punon për një këngë të re.