Celebrities Gossip Showbiz

Butrint Imeri zbulon pak nga kënga e tij më e re!

Butrint Imeri është një nga këngëtarët që prej vitesh po shijon një sukses të madh falë projekteve të tij muzikore, të cilat pëlqehen shumë dhe numërojnë miliona klikime.

E duket se artisti nuk ka ndërmend të ndalet dhe edhe pse pak kohë ka nga publikimi i hitit të parë për këtë sezon veror ‘Diskoteka’ duket se do t’i surprizojë ndjekësit e tij me një tjetër projekt muzikor. Këtë e ka bërë me dije vetë këngëtari, i cili me anë të një video në TikTok na ka zbuluar pak nga kënga e tij më e re që pritet të publikojë.

Mbrëmjen e djeshme, artisti ka perfomuar në një koncert ku do të këndonte gjithashtu dhe Elvana Gjata. Prej pak kohësh në rrjet është bërë shumë i njohur një ‘remix’ mes këngës ‘Pow’ të Elvanës dhe ‘Sugar’ të Butrintit e dyshja vendosën që ta performojnë ‘live’ në mes të koncertit për ndjekësit e tyre. Këtë moment ku duket kimia fantastike mes tyre në skenë, artistët e kanë ndarë në rrjete sociale.

Mos duhet të presim një bashkëpunim mes Butrintit dhe Elvanës? Nëse do të ndodhë ky do të jetë dueti i parë mes artistëve.