Politikë

Cakaj ia dorëzon detyrën Xhaçkës! Rama tregon arsyen pse mbajti postin e Ministrit të Jashtëm!

Pas dorëheqjes si Ministër në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj i dorëzoi sot postin pasardhëses, Olta Xhaçka-s. Në ceremoninë ku ishte i pranishëm dhe kryeministri Rama, Cakaj tha se gjatë dy viteve në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme, pandemia koronavirus e tërmeti e kanë bërë më të vështirë punën e diplomacisë, por shtoi se është bërë gjithçka për të unifikuar faktorin shqiptar në rajon.

Rama e falenderoi për punën e bërë si dhe kujtoi se Cakaj e kreu detyrën në kushtet e një ngërçi absurd, referuar refuzimit të Presidentit Ilir Meta për ta dekretuar. Por shtoi se ndonëse u godit në mënyrë të shëmtuar dhe u paragjykua, ia doli me sukses.

Duke qenë i detyruar që ta kryesh detyrën në mënyrë të penguar qysh në krye të herës, si rezultat i një ngërçi absurd, të krijuar institucionalisht. Përtej kësaj unë besoj që në këtë periudhë, detyrat jo të lehta janë përballur me dinjitet dhe sukses. Pa diskutim që për mua ka qenë një barrë e shtuar dhe në kushte të tjera do të ishte e panevojshme, sepse Genti ka pasur dhe i ka kapacitet për ta mbajtur këtë barrë plotësisht por nga detyrimi i pashmangshëm për ta përfaqësuar Shqipërinë në nivelin më të lartë të këtij institucioni në kryesimin e OSBE dhe për të mos lejuar që për shkak të formalitet, mungesa e një Ministri të Jashtëm të dekretuar të kthehej në një mundësi për të krijuar dhe stimuluar keqkuptime brenda familjes së madhe të OSBE e mora këtë angazhim dhe jam i lehtësuar sot, që këtë angazhim mund t’ia kaloj Oltës.

Dua ta falënderoj Gentin për gjithçka që bëri në këto dy vjet në këtë detyrë, aspak të lehtë. Përtej faktit që u godit në mënyrë absurde dhe të shëmtuar dhe për të qenë i paragjykuar, ia doli që ta mbajë me sukses barrën dhe të tregojë cilësitë e tij të veçanta, që jam i bindur që do të ketë kohën dhe mundësinë ti shpalosë në të ardhmen. Genti ka talent në politikë, është një zjarr i brendshëm i tij, që do ta shfaqë edhe më mirë në të ardhmen.

Ndërkaq, në fjalën si kryediplomate, Xhaçka tha se: “Ministria e Punëve të Jashtme duhet të shkëlqejë”, se siç theksoi “është pasqyrë e shtetit Shqiptar në sytë e botës”.