Celebrities Film & Tv Gossip Pardon My French

Çfarë duhet të presim këtë sezon nga ‘Pushime On Top’, na e zbulojnë Eni dhe Blerina Shehu!

Të ftuar në këtë episod të ‘Pardon My French’ ishin Eni dhe Blerina Shehu. Prej vitesh, vëlla e motër kanë pjesë e televizionit dhe radios duke krijuar dhe moderuar emisione nga më të ndryshmet. Në këtë intervista, ata na kanë zbuluar më shumë detaje lidhur me programin që do të nisë në Top Channel, ‘Pushime On Top’ dhe jo vetëm.

Fillimisht, Eni dhe Blerina na kanë treguar se si ka nisur rrugëtimi i tyre në televizion dhe si është bashkëpunimi vëlla e motër në ambiente pune.

Blerina: Radio është shumë qejf. Kam qenë 16 vjeçe dhe atëhere ka qenë televizioni shumë atraksion, sepse sa ishte shfaqur. Radion e mbaj mend shumë të vagullt, ishte përpjekje shumë e madhe për të kaluar në ekran. Sot është ndryshe.

Eni: Unë kam patur një kontakt me një program fëmijësh në radio të mbështetur nga UNICEF, mund të ketë qenë dhe pak më përpara se Blerina.

Blerina: Unë mbasi prezantohem si motra e Enit, gjëja e dyta që më thonë është se ka zërin më të mirë në Shqipëri. Mua më kishin thënë që të punosh me Enin është shumë e vështirë. Nuk është se donim të bënim sherr dhe në familje (qesh). Zbulova, në fakt këtë sezon e zbulova se është një super profesionist. Po flas sikur ta kem takuar dje. Është një producent i jashtëzakonshëm, moderator i jashtëzakonshëm. Kuptohemi në ajër.

‘Pushime On Top’ do të nisë transmetimin në datën 26 qershor dhe Eni na zbulon se çfarë do të ketë ndryshe ky sezon dhe cila histori i ka bërë më shumë përshtypje atij gjatë xhirimeve?

Eni: Për mua si krijues dhe konceptues i këtij formati, mendoj që ata që e bëjnë këtë program janë njerëzit lokalë, njerëzit që janë kudo nëpër Shqipëri, historitë e tyre rreth turizmit. Lei këtë vit do të merret dhe me VIP-at po mua nuk është se më varet programi te VIP-at. Ndryshe nga ajo që unë kam bërë është që, përveçse njerëzit dhe historitë do jenë të ndryshme, këtë herë do jetë për një publik më masiv akoma, jo vetëm periferik.

Blerina: Mendoj se publiku që e sheh këtë lloj programi ndahet në dy kategori. Janë ata që duan ta provojnë atë që shohin si eksperiencë dhe ata që thjesht e shijojnë.

Eni: Nga të gjitha ajo që më ka bërë përshtypje ka qenë në Leskovik ku ka një destileri alkooli më të mirë se ajo e Hendrick’s, prodhohet edhe xhin. Ekskluzivitete ka shumë, dy javët e para do të kemi dy ekskluzivitete. Do të jemi në ditëlindjen e një personazhi shumë të përfolur, e vetmja kamerë (Butrint Imeri). Do të jemi dhe në sheshxhirimin e një filmi shumë më të përfolur (Në kuadër të dashurisë).

Në një lidhje telefonike ishte dhe bashkëprezantuesja e ‘Pushime On Top, Lei Kraja e cila zbuloi pak më shumë lidhur me pozicionin e saj në këtë program.

Lei: Sigurisht që jam e lumtur. Po bëj një intervistë ekskluzive për ‘Pushime On Top’. Është një këngëtar i njohur, do jetë një intervistë shumë spektakolare. Është një tur, eksplorim për mua. Nuk i kam parë vendet me një sy nga ana kulturore. Eni është ‘funny’ kur e kupton.

Eni: Atë shkëlqim që i duhet ‘Pushime On Top’, Lei e jep. Është ‘qene e punës’. Jemi gjetur shumë të lidhur me njëri-tjetrin. Kemi shumë kimi.