Celebrities Showbiz

Çfarë ka ndodhur këtë javë nga showbiz-i?! Zbuloni të rejat e fundit!

Zbuloni disa nga ngjarjet më të bujshme në rrjet të javës që lamë pas…

1. Ylli i muzikës pop Dua Lipa po përfundon albumin e saj të tretë. Ai pritet të publikohet në vitin 2024. Këngëtarja me origjinë shqiptare po punon me një grup më të vogël bashkëpunëtorësh për shkrimin e këngëve, duke përfshirë Kevin Parker të grupit australian të psiko-rokut Tame Impala.

2. Në Discovery+ mbërrin dokumentari kushtuar një prej çifteve më të diskutuar dhe më kontrovers të showbiz-it. Dokumentari, i titulluar “Kim Kardashian vs Kanye West: Divorce” është i disponueshëm në këtë platformë që nga 10 gushti dhe tregon historinë e ndërlikuar të dashurisë mes yllit televiziv dhe reperit, e cila filloi në 2014 dhe përfundoi në 2022, pas vitesh të betejave ligjore, krizave dhe akuzave të të gjitha llojeve.

3. Pas një sërë sulmesh ndaj këngëtarëve gjatë koncerteve, dikush u përpoq të sulmonte edhe reperen Cardi B së fundmi gjatë një koncerti. Megjithatë, ajo mori hakun e saj menjëherë. Videot nga një koncert tregojnë një person në audiencë, duke i hedhur një pije Cardi-t, e cila e spërkat në fytyrë. E tërbuar, Cardi hedh mikrofonin e saj drejt personit dhe e godet atë në fytyrë. Pas kësaj ngjarjeje, mikrofoni i reperes me të cilin i gjuajti fansit të saj në Las Vegas doli në ankand për një kauzë të mirë. Bëhet e ditur se mikrofoni është shitur në eBay për pothuajse 90 mijë euro.

4. Në moshën 47-vjeçare, ylli i popit Robbie Williams mbetet në qendër të vëmendjes, por nuk ka më të njëjtën pamje si kur u bë i famshëm në moshë të re. Këngëtari tani ka treguar se si kjo ka ndikuar tek ai dhe ndjenjat e tij në kirurgjinë estetike. Artisti foli për luftën e tij me dismorfinë e trupit dhe ndau dëshirën e tij për të bërë disa rregullime në pamjen e tij.

Dua të bëj pak botox në sytë e mi, pasi dukem sikur kam sy të zbrazët.

5. Këngëtarja e famshme amerikane, Ciara, ka zbuluar se është shtatzënë. Artistja e ka bërë të ditur lajmin me anë të një postimi të publikuar në Instagram. Në videon e publikuar, Ciara Princess Wilson shtoi: “Ne jemi duke bërë një fëmijë tjetër”. Ajo po ashtu postimin e ka shoqëruar me këngën “How We Roll” që e solli në bashkëpunim me Chris Brown. Ky do të jetë fëmija i tretë i Ciaras me Russell Wilson, me të cilin ndan vajzën dhe djalin Win. Ciara është gjithashtu nënë e një djali 9-vjeçar të quajtur Future, të cilin e lindi në maj të vitit 2014, ndërsa ishte e fejuar me Future.