Celebrities Showbiz

Çfarë kanë njerëzit me veshjen e Meghan Markle?!

Meghan Markle dhe Princ Harry u shfaqën së fundmi në New York duke vizituar një shkollë që shërben si strehë për nxënësit pa shtëpi. Por duket se pavarësisht kauzës së tyre, diçka tjetër mori vëmendjen e mediave dhe ndjekësve në rrjet.

Edhe kësaj here, sytë e të gjithëve ishin tek zgjedhja e veshjes së dukeshës. Të shumtë ishin komentuesit që vërshuan me kritikat e tyre, pasi sipas tyre veshja arrinte një shumë marramandëse. Sipas tyre, kjo lloj veshje ishte tërësisht e papërshtatshme për një vizitë të tillë, ku në qendër ishin nxënësit e pastrehë.

Markle kishte veshur një palë pantallona vishnje dhe një pallto në të njëjtën ngjyrë. Palltoja prej kashmiri është e markës Loro Piana dhe kushton plot 5,840 dollarë. Pantallonat janë gjithashtu nga e njëjta markë dhe kushtojnë 1,685 dollarë. Markle mbante edhe disa bizhuteri që arrijnë vlerën prej 387,000 dollarë.

Kjo nuk është hera e parë që ndjekësit në rrjet kritikojnë veshjen e saj. Vetëm pak ditë më parë Dukesha u shfaq në New York me një bluzë të zezë dhe një pallto të rëndë prej leshi të zezë, dhe përdoruesit e mediave sociale bënë shaka pasi ajo është veshur në mënyrë të papërshtatshme për vjeshtën. Meghan Markle ishte e mbështjellë me një pallto të zezë, golf polo dhe pantallona ndërsa iu bashkua Princit Harry pavarësisht se moti ishte me lagështirë në qytet.

Rikujtojmë se, Familja Mbretërore do ta ketë të vështirë kthimin e Princit Harry dhe Meghan Markle në Mbretërinë e Bashkuar, pasi ekziston një ndjenjë se atyre nuk mund t’u besohet, ka pohuar një biografe mbretërore. Ka pasur spekulime se çifti mund të udhëtojnë në Mbretërinë e Bashkuar për Krishtlindje dhe të sjellin fëmijët e tyre me vete.