Celebrities Film & Tv Gossip

Çfarë po ndodh? Lorenci dhe Jori kalojnë natën bashkë në suitë dhe dyshja u shfaqën shumë të afërt me njëri-tjetrin!

“Big Brother Vip Albania” është spektakli më i ndjekur në Shqipëri, ku banorët transmetojnë shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin. Ai është një show televiziv që zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, krijuar posaçërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë.

Është një garë e pastër midis banorëve, qëllimi i së cilës është të ketë një fitues. Të paktën një banor eleminohet çdo javë me anë të një procesi votimi, ku vendimin e merr publiku ose në rastet kur prish rregullat e lojës. Që nga data e nisjes dhe deri më tani polemikat që krijohen nga banorët e “BBV” kanë transmetuar emocione të forta, ku secili banor me historitë dhe personalitetin e tij, është kthyer në protagonist të përditshmërisë sonë, duke na tërhequr edhe me raportet që krijojnë me njëri-tjetrin, por edhe me konfliktet që mbizotërojnë brenda në shtëpi.

Por, brenda shtëpisë nuk krijohen vetëm debate por edhe marrëdhënie romantike apo shoqërore. Nuk dihet nëse diçka më shumë se shoqëri po lind mes Lorencit dhe Jorit, por dyshja janë parë shumë të afërt së fundmi. Pasi dolën fitues nga ‘Loja e Ninxhave’, ata patën mundësi të kalojnë natën bashkë dhe Lorenci i ka dhuruar një trëndafil. Më pas dyshja janë shfaqur duke u përqafuar.

Ende nuk dihet nëse është thjesht miqësi apo diçka më shumë po lind mes tyre, megjithatë ne na mbetet të presim.