Celebrities Showbiz

Çfarë po planifikon Britney Spears për “Ditën e Falenderimeve”?!

Artistja e njohur Britney Spears, po planifikon të organizojë një festë për “Ditën e Falënderimeve” në shtëpinë e saj dhe ajo është shumë entuziaste që do të bëjë përgatitjet në mënyrën e saj këtë vit. Një burim për “Hollywood Life Wednesday” tha se:

Britney do të kalojë festën me të fejuarin Sam Asghari dhe motrën e tij Fay Asghari së bashku me djemtë e saj Sean Preston 15 vjeç dhe Jayden James Federline 14 vjeç. Ajo nuk do të ftojë askënd nga familja e saj dhe mund të ketë disa miq të ngushtë, si motra e Sam, por përveç kësaj, familja e re e Britney-t është Sam dhe djemtë e saj.  

Britney ka 30% të kujdestarisë së djemve të saj me ish-bashkëshortin Kevin Federline. Burimi i tha gazetës se djemtë e saj mund të kalojnë Krishtlindjet në shtëpinë e babait të tyre. Spears është kaq e lumtur për këtë festë, mbi të gjitha me një optimizëm të ri pasi u lirua nga kujdestaria 13-vjeçare që drejtoi babai i saj Jamie Spears, më 12 nëntor në Gjykatën e Lartë të Los Angeles-it. Këngëtarja ka qenë aktive në profilin e saj në Instagram këtë javë, duke treguar se si është dekoruar shtëpia e saj në Kaliforninë Jugore, ndërsa sezoni i festave fillon me një pemë luksoze të Krishtlindjeve. Në mbishkrimin e këtij postimi Britney shkruan:

Kam ndryshuar pemën time rozë në të kuqe. Ka qenë rozë për 4 vjet dhe thjesht më pëlqen ta ndaj me të gjithë ju tani që është e kuqe!

Ndërkohë, në postimin paraardhës ajo ndau një video të shkurtër romantike në të cilin ajo dhe Asghari u puthën si dhe një klip në të cilin ajo modeloi një sërë veshjesh të vendosura në melodinë e Chris Brown’s “Look At Me Now” dhe shkruan:

Moda dhe festat. Gjejeni se çfarë? Ditëlindja ime po vjen së shpejti!

Rikujtojmë se, Britney shkaktoi spekulime se do të shfaqej në serialin e ri të The Weeknd, “The Idol”, pasi njoftoi se sapo kishte përfunduar punën në një film me të njëjtin emër. Por siç rezulton, Britney Spears nuk është e përfshirë në serialin “The Idol”, sipas “TMZ”.

Gjithashtu, mamaja e Britney Spears, Lynne Spears, po shpreson të ritakohet me vajzën e saj në “Ditën e Falenderimeve”. Marrëdhënia e saj me këngëtaren nuk është më si më parë, pasi Britney akuzoi nënën e saj se ishte organizatorja e vërtetë për kujdestarinë e saj 13-vjeçare, në një postim në profilin e saj në Instagram në fillim të këtij muaji.