Showbiz

Charlize Theron: “Falë Trump, racizmi është më i gjallë se kurrë”

Aktorja e famshme Charlize Theron së fundmi ka dhënë një intervistë për revistën “Elle” ku nxjerr në pah një fenomen serioz që çdo ditë e më shumë po bëhet problematik në SHBA.

Sipas Theron, racizmi në amerikë po bëhet çdo ditë e më i gjallë dhe kjo vetëm falë admistrimit të keq të Donald Trump. Fituesja e çmimit “Oscar” gjithashtu ka shtuar se procesi për të adoptuar një fëmijë është dyfish më i vështirë se më parë për shkak të procedurave raciste të cilat duhet të kalosh.

Për 42-vjeçaren adoptimi i dy fëmijëve të saj thuajse e futi në një fazë depresioni dhe tashmë që është nënë sërish duhet të përballet me këtë problem.

Ajo shtoi se nuk do t’i çonte kurrë fëmijët e saj në disa qytete të amerkës ku ata me siguri do të ndiheshin të diskriminuar dhe viktima të racizmit. Charlize përfundoi intervistën e saj duke u bërë thirrje të gjithë të rinjve në të gjithë botën që të mos bien pre e lojrave psikologjike dhe strategjive të dështuara të Donald Trump.