Showbiz

Charlize Theron: “Shtova 22kg për një rol dhe kalova në depresion”

Aktorja e famshme nga Afrika e Jugut për herë të parë gjatë një interviste ka treguar sesa i vështirë ishte aktrimi në filmin “Tully”.

Realizimi kinamatografik do të lançohet më 4 maj fillimisht në Shtetet e Bashkuara e më pas në kinematë botërore. Ky film flet për vështirësitë e një nëne obeze dhe për t’ju përshtatur sa më mirë këtij roli aktorja bukuroshe shtoi plot 22kg.

Ajo u shpreh se për javë të tëra alarmi e zgjonte çdo mesnatë për të ngrënë ushqime kalorike derisa të arrinte peshën e kërkuar. Javët e para ishin argëtuese për të por më pas situata u kthye në një ferr të vërtetë.

Charlize shtoi se ishte e tmerrshme edhe për dy fëmijët e saj të vegjël të adoptuar të cilët mendonin se ajo ishte shtatzëne dhe i kërkonin vazhdimisht lindjen e bebes së re.

Fituesja e çmimit “Oscar” përfundoi intervistën e saj duke thënë se i’u desh më shumë se 1 vit e gjysmë për t’u rikthyer në peshën e format fillestare trupore. Për të, ky ishte roli më i vështirë që ka realizuar ndonjëherë.