Botë e Çuditshme Tech

Chatbot-i mjekësor i Google po testohet tanimë në spitale!

Med-PaLM 2 i Google, një mjet me Inteligjencë Artificiale i krijuar për t’iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me informacionet mjekësore, ka qenë në testim në spitalin kërkimor Mayo Clinic dhe spitale të tjera, që nga prilli. Med-PaLM 2 është një variant i PaLM 2, i cili u prezantua në konferencën Google I/O në maj të këtij viti. PaLM 2 është modeli gjuhësor që mbështet Bard-in e Google.

Sipas një e-maili të brendshëm që pa WSJ thuhej se Google beson se modeli i tij i përditësuar mund të jetë veçanërisht i dobishëm tek vendet me “qasje më të kufizuar të mjekëve”. Med-PaLM 2 u trajnua në një grup të ekspertëve mjekësorë, që Google beson se do ta bëjnë atë më të mirë në bisedat e kujdesit shëndetësor sesa chatbotët e përgjithësuar sikurse Bard, Bing dhe ChatGPT.

Rikujtojmë, se NASA po zhvillon një ndërfaqe të inteligjencës artificiale të stilit ChatGPT, që do të përdoret në misionet hapësinore. Bëhet fjalë për një softuer që lejon astronautët të zgjidhin problemet, të kryejnë manovra komplekse ose të kryejnë një eksperiment shkencor në mënyrën më të mirë të mundshme, pa u konsultuar me manualet në bord, duke shmangur kështu humbjen e kohës duke komunikuar me qendrën e kontrollit.