Showbiz

Chris Brown nis një konflikt të ashpër me moderatoren Wendy Williams

Këngëtari i famshëm, Chris Brown dhe moderatorja njohur Wendy Williams duket se nuk kanë aspak simpatinë e njëri-tjetrit.

Së fundi, në emisionin e saj, Wendy i tregoi publikut të pranishëm se Brown nuk ka rrespekt për fansat e tij pasi gjithmonë shfaqet me vonesë në skenë për të performuar.

Ajo i’u referua koncertit më të fundit të tij dhe Nicki Minaj ku fansat pritën për një kohë të gjatë që ai të ngjitej në skenë për të performuar.

Chris ka reaguar me anë të një deklarate online ku shkroi: “Ok Wendy, unë nuk shfaqem vonë. Unë bëj çfarë të dua kështu që qepe gojën dhe rrespektoje publikun.” ,-tha ai ndër të tjera në postimin e tij.