Celebrities Film & Tv Gossip

Chris Evans dhe Scarlett Johansson do t’i shikojmë së bashku shumë shpejt!

Chris Evans dhe Scarlett Johansson do të luajnë së bashku në një film aventur, romantik, aksion? Po, më në fund do të shohim ‘Black Widow’ dhe ‘Captain America’ të bëhen së bashku. Epo, gjithsesi, të dy yjet duhet ta vënë kiminë e tyre të pamohueshme në ekran në një projekt të ardhshëm për Apple TV+ të quajtur ‘Ghosted’.

Përpara se të bashkohej me MCU, Scarlett ishte në filmin ‘He’s Just Not Into You’ dhe filmin e Noah Baumbach ‘Marriage Story’, me protagonist Adam Driver. Ndërsa detajet po mbahen të fshehura, ai përshkruhet si një film ‘aventurë, aksion dhe romantik me koncept të lartë’ në vijën e “Romancing the Stone”, me Michael Douglas dhe Kathleen Turner-me aventurën e vitit 1984.

Regjisori i “Rocketman” dhe producenti i “Bohemian Rhapsody”, Dexter Fletcher do të drejtojnë projektin. Ndërkohë, skenari do të shkruhet nga skenaristët e “Deadpool” dhe “Zombieland”, Rhett Reese dhe Paul Wernick, të cilët gjithashtu do të merren me prodhimin e filmit.

Filmi është projekti më i fundit i “Apple TV+” pasi shërbimi i transmetimit duket se do të zgjerojë fushën e ndikimit të tij edhe në pjesën e filmave. Aktualisht në prodhim dhe për transmetim është Will Smith me “Emancipation”. Gjithashtu në prodhim është thrilleri i Martin Scorsese “Killers of the Flower Moon”, në të  cilin luan një kast i fuqishëm aktorësh si Leonardo DiCaprio, Jesse Plemons, Brendan Fraser dhe Robert De Niro.

Sa i përket gjërave të tjera të “Ghosted”, Scarlett sapo nënshkroi për filmin më të ri të Wes Anderson, i cili aktualisht po xhirohet në Spanjë. Ndërsa Chris kohët e fundit përfundoi xhirimet për “The Grey Man”, një thriller aksion të drejtuar nga vëllezërit Russo, ku ai do të luajë së bashku me Ryan Gosling dhe Regé-Jean Page. Scarlett para pak javësh është bërë nënë dhe këtë shtatëzani ajo e mbajti të fshehtë gjatë gjithë kohës, së bashku me bashkëshortin e saj Colin Jost. Djali i tyre, i vogël e ka emrin Cosmo.