Celebrities Gossip Showbiz

Ciara dhe Russell Wilson shpërndajnë një foto familjare, pak ditë pasi këngëtarja konfirmoi shtatzëninë e katërt të saj!

Ciara tregoi barkun e saj të rrumbullakosur, ndërsa pozonte për një foto familjare së bashku me bashkëshortin Russell Wilson dhe fëmijët e tyre. Ylli i NFL, në mbishkrimin e postimit të shpërndarë në Instagram të hënën, ka shkruajtur:

The Wilson 5 (+1).

Çifti i lumtur u pa në kampin veror të trajnimit të Denver Broncos së bashku me vajzën Sienna, 6 vjeç, djalin Win, 3, dhe djalin Future, 9 vjeç, të cilin ajo e ndan me ish të fejuarin Future. Familja prej pesë anëtarësh u koordinua në ngjyrat e ekipit për momentin, me mamanë e ardhshme që mban si aksesor një kapele portokalli Prada.

Ajo mbante veshur pantallonat me grafikë portokalli dhe blu në ngjyrat e skuadrës, duke e kompletuar look-un e saj me byzylykë dhe varëse. Ndërkohë, Wilson kishte veshur uniformën e tij të futbollit së bashku me një kapelë Broncos. Në një foto të dytë, qendërmbrojtësi ka përqafuar barkun e gruas së tij nga pas, ndërsa ajo mbështeti duart mbi të tijat.

Këngëtarja e “Level Up” gjithashtu tregoi shtatzëninë e saj në një seri fotografish të ndezura të shpërndara në Instagramin e saj në të njëjtën ditë. Gjithashtu, në një video të publikuar, Ciara Princess Wilson shtoi: “Ne jemi duke bërë një fëmijë tjetër”. Ajo po ashtu postimin e ka shoqëruar me këngën “How We Roll” që e solli në bashkëpunim me Chris Brown.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ciara (@ciara)