Celebrities Gossip Showbiz

Ylli i muzikës pop Ciara mirëpret fëmijën e tretë me bashkëshortin Russell Wilson!

Këngëtarja e njohur, Ciara së fundmi ka dhënë së fundmi lajmin e ëmbël se është bërë nënë për herë të tretë. Ajo dhe bashkëshorti i saj, Russell Wilson, kanë mirëpritur një vajzë që e kanë pagëzuar me emrin Amora Princess Wilson. Ylli i muzikës pop postoi një foto të foshnjës në Instagram por nuk bëri të ditur datën e lindjes.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ciara (@ciara)

“Ne të duam shumë”,-ka shkruar ajo. Çifti janë gjithashtu prindër të vajzës Sienna, 6 vjeçe dhe djalit Win, 3 vjeç, të cilët erdhën në jetë në prill 2017 dhe korrik 2020. Ciara gjithashtu ka dhe një djalë 9 vjeçar, Future, nga lidhja e mëparshme me Future. Fituesja e ‘Grammy’-it i dha fund lidhjes me reperin në në 2014, duke u lidhur me Wilson vitin e ardhshëm. Ciara dhe Wilson janë bashkë që nga viti 2015. Futbollisti profesionist i propozoi në mars të vitit 2016 dhe u martuan në korrik.