Celebrities Gossip Showbiz

Cila ishte arsyeja që Trixa mungoi sot në emisionin “Fun Club”?!

Ditën e martë si pasojë e një surprize që iu bë Arbrit duke hapur kështu “Kutinë e Pandorës”, për një javë ai do të jetë imun dhe nuk mund të nominohet dhe zgjodhi që të çonte në televotim Einxhel, Donald dhe Beatrix. Ky ndoshta ishte nominimi më i fortë që ka pasur ndonjëherë ky edicion. Të tre banorë shumë të fortë dhe të pëlqyer nga publiku.

Edhe pse publiku ishte shumë kurioz për të parë se si do të shkonte rrjedha e ngjarjeve, çdo gjë që të ndodhte do të ishte një surprizë. Fatkeqësisht ishte Beatrix Ramosaj ajo e cila u shpall e eliminuara e duke e lënë kështu përfundimisht lojën. Pas kësaj ngjarje Beatrix Ramosaj nuk mundi dot që të ishte pjesë e “Fun Club” sot, pasi siç tha moderatorja Dojna Mema ajo ndihet shumë e ngarkuar psikologjikisht.

Ndërkohë të ftuarit në studio shprehën keqardhjen, duke thënë se Beatrix nuk ka pse të ndihet keq sepse nuk ka bërë asgjë të keqe dhe për tu ndjerë në faj, referuar marrëdhënies që ajo ndërtoi me Donaldin brenda shtëpisë së BB VIP.

Në këtë edicion si konkurente e “Big Brother VIP” loja e Beatrix u komentua shumë. Ajo na tregoi një anë të saj që ndoshta jo çdokush e ka njohur, apo atë që pjesë e komentuesve nuk kanë dashur ta shohin. Beatrix na tregoi se është një vajzë shumë emocionale, është e ndjeshme, ka një zemër të madhe dhe di të dashurojë fort. Ajo na ka treguar se nuk mbante mëri, ishte e mirëkuptueshme dhe marrëdhëniet e saj të mira me të gjithë banorët, duhet thënë se ishte e rrallë që ta shihnim aty brenda.