Showbiz

Demi Lovato është gati t’i rikthehet muzikës

Këngëtarja e famshme Demi Lovato kaloi një moment tragjik vitin e kaluar ku u gjet pa ndjenja në shtëpinë e saj pas një mbidoze që thuajse i mori jetën.

Prej një kohe të gjatë ajo ka qenë e shtruar në qendra të ndryshme rehabilitimi ku ka punuar për të mos patur më varësi nga substancat narkotike dhe alkooli.

Ditën e kaluar pas kaq shumë kohësh ajo ka zbuluar një lajm shumë të mirë për fansat e saj. 26-vjeçarja është gati t’i rikthehet muzikës.

Demi tashmë ka një menaxher të ri i cili më parë ka punuar me Justin Bieber, Ariana Grande, Kanye West e Drake. Bëhet fjalë për Scooter Braun me të cilin ajo sapo lidhi një kontratë dhe është shumë e lumtur për këtë fakt.