Showbiz

Demi Lovato i rikthehet aktrimit

Prej vitesh Demi Lovato i ka munguar industrisë së filmit duke u përqendruar vetëm tek muzika por tashmë gjërat kanë ndryshuar.

Të gjithë thuajse e kanë harruar faktin se për herë të parë 27-vjeçarja është shfaqur si aktore dhe tashmë Demi po rikthehet në origjinë.

Me anë të një postimi në rrjetin social Instagram, ajo shfaqi një foto me barkun e rrumbullakët  duke bërë konfuzë të gjithë fansat e saj të cilët menjëherë menduan se ishte shtatzënë.

Në fakt, barku i rrumbullakët është fallco pasi përket personazhit më të ri që ajo do të luajë në serialin “Will & Grace”.

Lovato do të luajë rolin e një vajze shtatzënë me merin Jenny që pritet të ndryshojë rrjedhën e ngjarjeve në serial.