Showbiz

Demi Lovato shfaqet për herë të parë pas mbidozës

Këngëtarja e famshme Demi Lovato ka bërë fiks dy muaj që nga mbidoza e saj fatale që thuajse i mori jetën.

Një javë pasi mamaja e saj dha një intervistë për të folur rreth kësaj ngjarje, këngëtarja 25-vjeçare u shfaq për herë të parë në publik.

Demi u fotografua duke shijuar një kafe pranë qendrës së saj të rehabilitimit. Ajo dukej në formë mjaft të mirë dhe e lumtur teksa po bisedonte me një vajzë që gjendej aty pranë.