Celebrities Gossip Showbiz

Dhurata Dora poston foto nga look-u i saj në koncertin “Alpha Show”!

Dhurata Dora është një nga këngëtaret shqiptare më të dashura për publikun, jo vetëm për zërin e mrekullueshëm që ka, por edhe për përformacat interesante që sjell. Bukuroshja nuk është shpesh aktive në rrjete sociale lidhur me përditshmërinë e saj pasi më së shumti poston nga angazhimet profesionale në muzikë, si koncertet, xhirimet e klipeve të reja apo sukseset me miliona klikime që arrijnë projektet e saj.

Së fundmi Dhurata ka postuar në rrjete sociale foto të look-ut të saj nga koncerti “Alpha Show”, që u mbajt në sheshin “Nënë Tereza”, në datë 14 gusht. Dhurata kishte zgjedhur një veshje ngjyrë të kuqe për të performuar në Tiranë dhe mund të themi se dukej shumë bukur.

Teksa sezoni veror dihet se është shumë i ngarkuar me koncerte për këngëtarët edhe për një artiste si Dhurata, të tilla aktivitete kanë qenë të shumta. E te një nga më të fundit, një situatë shumë emocionuese i ka ndodhur bukuroshes, teksa një fanse ka kaluar të gjitha pengesat për ta takuar idhullin e saj në skenë. Teksa dashamirësja e Dhuratës u ndalua nga ‘bodyguard-i’ i këngëtares, ajo ka ndërhyrë dhe e ka lënë duke u përqafuar me vogëlushen në mes të koncertit.