Health & Beauty

Diagnostikohet me sëmundje kronike mushkërish një vit pas përdorimit të “vape”, e reja amerikane tregon ndjesitë e saj!

Një trajnere personale amerikane është diagnostikuar me sëmundje kronike mushkërish pas vetëm një viti që kishte nisur përdorimin e pajisjeve që quhen “vape”. 35-vjeçarja Lucy Turchin, e cila kishte përdorur “vape” me nikotinë dhe cigare elektronike me kanabis, thotë se tani duhet të mbajë gjithmonë një maskë me vete, pasi është shumë e ndjeshme ndaj çdo kimikati që mund të thithë në ambientet e jashtme.

Kam kaluar një makth të vërtetë. Mendoja se ishin më të mira sesa cigaret e zakonshme, mendoja se po bëja diçka më të shëndetshme për veten time. Por, brenda 4 muajve mezi merrja frymë dhe më dukej sikur në mushkëritë e mia po digjeshin kimikate. Pasi hoqa dorë nga “vape”, simptomat që kisha nisën të zhdukeshin.

Gjithsesi, ajo e nisi sërish zakonin 7 muaj pasi hoqi dorë dhe simptomat u kthyen më të rënda se më parë:

9 muajt e radhës i kalova me ndjesinë sikur po mbytesha. Kam dalë me pneumoni dhe tani duhet të jem shumë e kujdesshme që të mos përdor asnjë kimikat për pastrimin e shtëpisë dhe gjithashtu nuk mund të eci për distanca të gjata.

Afro 3.2 milionë të rritur pinë cigare elektronike në Mbretërinë e Bashkuar, tregojnë të dhënat nga qeveria. National Helath Service deklaron se ato janë më pak të dëmshme se pirja e duhanit dhe mund të përdoren si ndihmë për të ndërprerë cigaret. Megjithatë, një numër në rritje i studimeve kanë treguar se cigaret elektronike nuk vijnë pa rreziqe. Studimet kanë sugjeruar se mund të jenë po aq të dëmshme për zemrën tuaj sa edhe cigaret e zakonshme.

Sipas një studimi të ri thuhet se përdorimi i cigareve elektronike mund ta dëmtojë shëndetin njësoj si duhani. Një eksperiment i realizuar në minj ka treguar se ekspozimi ndaj avullit të cigareve elektronike çon në aritmi të zemrës, çrregullim në ritmin e zemrës, që mund të jetë shumë i ngadaltë, shumë i shpejtë ose i parregullt.