Celebrities Gossip Showbiz

“Diçka e çmendur po vjen”, Don Xhoni dhe Loredana paralajmërojnë surprizën e madhe?!

Së fundmi edhe pse jo e deklaruar nga vetë artistët, është shpresuar se dy nga më të përfolurit e momentit, pikërisht reperi Don Xhoni dhe Loredana do të sjellin një projekt muzikor.

Kjo nisi fillimisht nga Loredana, e cila publikoi një Instastory ku në makinë me mikeshat e saj shfaqej teksa këndonte dhe kërcente nën ritmin e këngës ‘Deri kur’, projekti më i fundit nga reperi. Dyshimet tona u shtuan, pasi ky i fundit vetëm pak më parë ka publikuar një Instastory, ku teksa tregon disa bluza falenderon Loredana-n për dhuratën.

E vetë reperi duket se na e aprovoi këtë gjë pak më parë me anë të një Instastory. Teksa ka ripostuar një video të Lorit teksa improvizon në makinë këngën e tij, Don Xhoni ka shkruar:

Diçka e çmendur po vjen

Dhe kur bëhet fjalë për Lorin dhe Don Xhonin nuk e diskutojmë që do të jetë një bashkëpunim me të vërtetë shumë special.

Ndryshe nga të tjerët që kanë zgjedhur jugun e Shqipërisë për të kaluar pushimet pas një sezoni të ngarkuar me koncerte, Don Xhoni ka zgjedhur të shkojë në Venecia të Italisë dhe Zvicër. Këtë gjë e ka bërë me dije vetë reperi nga postimet e bëra në llogarinë e tij personale në Instagram.

Së fundmi reperi ka lançuar këngën e tij më të re, “Deri kur”. Kënga vetëm 1 muaj që është publikuar dhe numëron mbi 10 milion klikime, duke rezultuar shumë e pëlqyer.