Botë e Çuditshme Sociale

Dilni gjithmonë në përfundime të nxituara? Ja disa mënyra si të mendoheni mirë para se të merrni vendime

Nëse shpesh e shihni veten duke dalë në përfundime të nxituara, dhe më pas ju duhet të mbani pasojat e këtyre vendimeve , ju mund të keni nevojë për disa mënyra si të “ngadalësoni ritmin” dhe të mos jeni aq impulsivë. Është e rëndësishme të mblidhni të gjitha faktet, të flisni me të gjithë dhe të merrni parasysh të gjitha mundësitë përpara se të dilni në konkluzione.

Bëni një pauzë dhe jepini vetes një ditë kohë

Disa vendime mund të presin. Fillimisht, pyesni veten: “A ka nevojë kjo gjë për gjithë vëmendjen time?”. Nëse përgjigjja është jo, atëherë çështja është e zgjidhur. Të presësh dhe të mos nxitohesh nuk do t’ju bëjë të humbisni asgjë. Dhe gjatë procesit të pritjes do t’i shihni gjërat më qartë për të marrë vendimet e duhura.

“Bisedoni” me veten tuaj

Merrni kohë për të folur me veten ose të tjerët të përfshirë në situatë. Ta flasësh me zë të lartë mund t’ju ndihmojë të dalloni se si mund t’i mendoni gjërat. Provoni t’i dërgoni vetes një mesazh zanor duke shpjeguar anën tuaj të mendimit. Vazhdoni të provoni dhe të ndryshoni mesazhin tuaj derisa të jeni të sigurt se është ai që duhet.

Mos nxitoni me reagimet

Në vend që të veproni në mënyrë impulsive, shkruani shembuj të përgjigjeve para se të mendoni se keni nevojë të merrni një vendim. Pastaj disiplinoni veten për të shkruar efektet që dëshironi të ndodhin. Kjo mund të ngadalësojë kohën e reagimit.

Pyesni ‘Pse’ pesë herë

Pyesni pse mendoni se po ndodh kjo situatë ose problem, pastaj pyesni veten pse mendoni se po ndodh. Deri në kohën që do të keni përpiluar pesë herë atë që keni menduar, ju do të keni hulumtuar fakte të tjera që mund t’ju çojnë në një vendim tjetër se si të ecni përpara.

Luaj rolin e Avokatit të Djallit

Nëse jeni dikush që vazhdimisht nxiton në përfundime, sfidoni veten për të parë anën tjetër të gjërave herën tjetër kur do të përballeni me një dilemë. Lejoini vetes të dilni me konkluzione që mund t’ju stresojnë, por më pas kaloni pak kohë duke menduar për përfundime të tjera të mundshme. Në nxehtësinë e momentit, ne mund të shohim vetëm një anë të gjërave, por gjithmonë ka dy anë për çdo problem.