Celebrities Gossip Music Showbiz

Duhet të plotësoni vetëm një kusht për të dëgjuar këngën e re të Encës!

Enca është një artiste shumë e suksesshme e showbiz-it tonë dhe nuk mund ta mohojmë se është tepër e pëlqyer nga publiku. Këngët e saj brenda pak ditësh nga publikimi numërojnë miliona klikime duke e bërë këngëtaren shumë të klikuar. Artistja shpesh ndan me ndjekësit e saj plot momente nga jeta e saj personale dhe kjo e bën atë tepër aktive në rrjete sociale.

Bukuroshja ka vendosur të rikthehet në muzikë dhe ka treguar se ka gati këngën e saj të re, e cila titullohet “Kalle”. Por duket se Enca ka një kusht, që ndjekësit e saj duhet ta arrijnë për të dëgjuar këngën e re dhe këtë e tregon me postimin e fundit të saj në Instastory, ku shkruan:

5 mijë komente për “Kalle” dhe mund t’ju lejoj të degjoni një fragment.

Një ndër postimet e fundit të këngëtares që ka bërë shumë bujë ka qenë edhe një video që Enca ka postuar në Instastory, ku është shfaqur duke u puthur në buzë me një mikeshën e saj në një festë në Dubai, postim i cili u fshi më vonë nga këngëtarja. Nuk e dimë nëse ka qenë një puthje miqësie apo diçka më shumë se aq.

Teksa prej muajsh na ka treguar se ka qenë duke pushuar në plazhet më ekzotike të botës si Dubai apo Zanzibari i Tanzanisë duke postuar foto shumë provokuese ashtu siç vetëm Enca di.