Celebrities Gossip Showbiz

Dyshja e famshme i japin fund romancës së tyre!

Kaia Gerber dhe Jacob Elordi konfirmuan gjithçka me daljen e tyre të parë në mënyrë zyrtare në tapetin e kuq. Pas më shumë se një viti takimesh, ata të dy parakaluan në tapetin e tyre të parë të kuq së bashku në Akademinë e Muzeut të Fotografive në hapjen Gala, e cila u zhvillua këtë vit në Los Anxhelos.

24-vjeçari dhe bukuroshja Greber arritën që të tërhiqnin vëmendjen e të gjithëve teksa së bashku gjatë gjithë kohës shkëmbenin shikime dhe dukeshin më të dashuruar se kurrë me njëri-tjetrin, ndërkohë që fotografët nuk ndalonin së shkrepuri fotografi. Paraqitja e Gerber dhe Elordi në këtë event erdhi pak ditë më vonë pasi ata të dy festuan ditëlindjen e 20-të të modeles bukuroshe. Në një fotografi bardh e zi të publikuar në rrjetin e saj social Instagram, modelja e njohur dhe e dashur, zgjodhi që të postonte disa foto nga ditëlindja e saj.

Megjithatë, së fundmi mësohet se Kaia dhe aktori janë ndarë pas një viti lidhje. Lajmin e ka konfirmuar një burim pranë dyshes për revistën “Us Weekly”. Sipas tyre kjo ndodhi për shkak të mospërputhjes së orareve të tyre. Thuhet se ata nuk po kalonin shumë kohë së bashku. Megjithatë burimi theksoi se mes tyre nuk ka asnjë hatërmbetje.

Gerber dhe Elordi u lidhën në shtator të vitit 2020. Ata i çuan gjërat në një nivel tjetër po atë muaj, duke pushuar me prindërit e Kaia-s, Cindy Crawford dhe Rande Gerber. Prindërit e Kaia-s e adhuronin Jacob-in dhe mendonin se ai ishe partneri i duhur për të.

Rikujtojmë se, sezoni i tretë i “The Kissing Booth” duket të jetë vërtet i fundit, pasi ‘Netflix’ e ka quajtur të tillë. Gjithashtu, Jacob Elordi, i njohur gjerësisht si Noah Flynn, ka pohuar se ky film vërtet përfundoi. Megjithatë përfundimi me tre sezone është më se normale për disa arsye.

Së pari, filmi bazohet në një trilogji të autores Beth Reekles. Libri i fundit “The Kissing Booth 3: One Last Time” është quajtur gjithashtu ‘i fundit’ dhe kjo e vërteton se edhe filmi nuk ka si të ketë një vazhdim. Ndërkohë, edhe vetë historia merr drejtimin e duhur në sezonin e tretë, me të gjithë personazhet që marrin atë që meritojnë.