Celebrities Gossip Showbiz

“E di ajo që ti thërret emrin tim kur ajo fle?” Kujt ia dedikon këto fjalë Ronela Hajati?

Ronela Hajati pas përfundimit të eksperiencës së saj në Eurovision ka sjellë në treg mjaft projekte të reja muzikore, si bashkëpunime ashtu edhe këngë solo. Me anë të postimeve të saj në Instagram kemi parë se ka disa kohë që këngëtarja i është përkushtuar punës dhe karrierës.

E artistja sigurohet që të qëndrojë sa më afër ndjekësve të saj dhe me aktivitetin në rrjete sociale dhe postime shpeshherë dhe shumë ‘funny’. Megjithatë, duke lënë pas anën e saj karizmatike, një nga Instastory-t më të fundit të bukuroshes ajo na ka lënë të dyshojmë paksa me mbishkrimin e fotos se kujt i dedikohet:

E di ajo që ti thërret emrin tim kur ajo fle?

Epo, nuk dimë  nëse do të jetë pjesë e tekstit të ndonjë prej projekteve të saj të radhës apo ka të bëjë me jetën e saj private.

Edhe pse sapo ka publikuar projektin e saj më të fundit muzikor, artisja ka paralajmëruar se ka gati një tjetër bashkëpunim për këtë sezon veror me artistin Olsi Bylyku. Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, Ronela ka zbuluar një pjesë nga ‘look-u’ i saj ku shfaqet e veshur si nuse dhe titullin e duetit ‘Si ke mujt’.