Aktualitet Politikë

E emëroi drejtoreshë të komunikimit, ndërsa vjehrra e Floriana Garos akuzonte pak ditë më parë publikisht Sali Berishën: Korrupsioni dhe krimet e tij janë ulëritëse

Sali Berisha prezantoi dje edhe drejtoreshën e re të komunikimit pranë tij, Floriana Garo, e cila më herët ka qenë zëdhënësja e Lulzim Bashës gjatë fushatës elektorale të 25 prillit.

Por vetëm pak javë më parë, vjehrra e moderatores së njohur, Lumturi Ratkoceri ka sulmuar ashpër ish-kryeministrin, që e cilëson si shkatërruesin e bazave të shtetit dhe falënderon SHBA-së, që e shpalli ‘Non Grata’.

Ja citimi i statusit të znj Ratkoceri në Facebook:

Sali Berisha !!! Ka muaj qe emri i tij eshte bere kryefjala e çdo portali dhe simpatizuesi te PD. Eshte per t’u habitur se si njerez me mend ne koke dhe jo naive jane aq te verbuar nga emocjonet dhe nuk duan te shohin realitetin ne sy. Dhe ky fenomen behet me i rende duke patur parasysh qe manipulimin e trurit nepermjet emisjoneve politike apo portaleve, te gjithe tashme e kane jetuar dhe perjetuar edhe para 40- 50 vjetesh. Po flas per brezin qe njohu kohen e Enverit dhe tashme vazhdon ta lejoje veten te manipulohet, megjithese faktet i ka para syve dhe jane uleritese. Berisha eshte pergjegjesi kryesor per shkaterrimin e bazave te shtetit dhe qe na ka kthyer ne nje republike “ bananesh”.