Celebrities Gossip Showbiz

E gjeni dot se cilët njerëz i pëlqejnë Loredanës?

Loredana është ndër reperet më në zë dhe të suksesshme të momentit. Këngët e saj padyshim që brenda pak orësh numërojnë miliona klikime dhe rezultojnë shumë të pëlqyera.

Loredana shpesh poston shprehje të ndryshme në Instastory, ku a tregon më shumë rreth mendimeve të saj dhe gjendjes së saj shpirtërore. Kështu ka ndodhur edhe së fundmi, ku Lori na ka treguar shumë thjeshtë se cilët njerëz pëlqen që të ketë në jetën e saj. Në postim reperja shprehet:

Më pëlqejnë njerëzit me tru

 

Kohëve të fundit Loredana ka postuar në Instagram disa foto të saj, ku mes tyre shfaqet një foto në të cilën dukej dora e Loredanës e kapur fort me dorën e një mashkulli misterioz. Reperja nuk ka dashur të tregojë se kush ishte personi tjetër dhe i ka lënë ndjekësit e saj të aludojnë dhe të mendojnë se mes kësaj foto Lori pranoi se është në një lidhje dashurie. Ama mesa duket asgjë nga këto nuk është e vërtetë, pasi më vonë u zbulua se kush ishte personi misterioz.