Bota

“E pashë kur e qëlluan në qafë”, kolegu i gazetarit amerikan që u vra në Ukrainë nga forcat ruse, rrëfen si ndodhi ngjarja

Gazetari amerikan  u vra këtë të dielë pas një sulmi nga forcat ruse në Ukrainë.

Kolegu i tij Juan Arredondo, një tjetër gazetar amerikan i cili u dërgua në spital, pasi mbeti i plagosur gjatë këtij sulmi, ka treguar për një gazetar italian se momentin e ngjarjes ndodhej me Brent Renaud, shkruan BBC.

“Ishim në një nga urat e para Irpin, duke shkuar për të filmuar refugjatët që po largoheshin. Hipëm mbi makinë dhe dikush na orientoi drejt një ure tjetër, kaluam një pikë kontrolli dhe në ato momente filluan të qëllojnë mbi ne. Në atë kohë shoferi u kthye, por sulmet nuk u ndalën. Nuk e di çfarë ka ndodhur më tej me Brent, e pashë vetëm kur e qëlluan në qafë dhe në atë çast jemi ndarë…”, ka thënë Arredondo i cili u dërgua në spital me ambulancë.

 

Vrasja e gazetarit, reagon SHBA“Rusia do të vuajë pasoja të rënda për atë që po bën”, kështu është shprehur këshilltari i sigurisë kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jack Sullivan, ndërsa ka reaguar për vrasjen e gazetarit amerikan nga forcat ruse në Ukrainë.

Sullivan shpjegoi se do të ndjekë ngjarjen bashkë me aleatët dhe se Rusia do të vuajë pasoja të rënda.

“Ne do ta ndjekim qartë këtë zhvillim të fundit me shumë kujdes dhe do të përgjigjemi në përputhje me rrethanat.”

Brent Renaud, një reporter amerikan për New York Times, u vra nga forcat ruse në Ukrainë.

Këtë lajm e bëri të ditur me anë të një postimi në Facebook, shefi i policisë së rajonit, Andrei Nebitov.