Celebrities Gossip Showbiz

Edhe Brad Pitt mund të ketë pasiguritë e tij rreth pamjes!

Aktori më i dashur për publikun Brad Pitt gjatë një interviste të dhënë së fundmi ka bërë disa deklarata në lidhje me veten e tij, të cilat kanë arritur që të tërheqin vëmendjen goxha. Ai u shpreh që nuk ka më stil pasi është më i vjetër dhe ndihet më çuditshëm.  Ylli 57-vjeçar tha gjithashtu se ndjenjat e tij për modën po zbehen për shkak të moshës së tij. Ai tha se:

Nëse kam një stil, nuk është stil.

Ylli i ‘Once Upon a Time in Hollywood ‘ i cili shpesh është shpallur si një nga meshkujt më në modë në tapetin e kuq është shprehur gjithashtu se gjërat minimaliste janë ndër të preferuarat e tij. Aktori preferon që të jetë sa më i thjeshtë dhe vetëm detajet janë ato që kanë rëndësi për të. Ai tregoi gjithashtu se:

Unë nuk dua të dukem i dukshëm, por nëse i afrohesh, e vëren. Janë ato detaje që janë të rëndësishme për mua. Është shumë rraskapitëse për të ndjekur trendet.

Pavarësisht se Pitt preferon që të qëndrojë i thjeshtë dhe detajist, në fund të fundit ai përsëri është një nga burrat e veshur më mirë në Hollywood. Fituesi i çmimeve ‘Oscar’ ka thënë gjithashtu se i pëlqen që të investojë në materiale luksoze dhe mbi copa me material të shkëlqyeshëm, ku stili të jetë i udhëhequr gjithmonë nga komoditeti.

Rikujtojmë se Brad Pitt së fundmi ka vendosur që të luftojë me ish-bashkëshorten e tij, bukuroshen Angelia Jolie në lidhje me çështjen e kujdestarisë së fëmijëve. Kohëve të fundit kjo çështje është kthyer në një telash të madh pasi problemet gjyqësore duket se janë shtuar dhe ish-partnerët po mundohen që të dalin të fituar nga kjo çështje shumë e rëndësishme. Angelina nga ana tjetër është shprehur se gjithmonë i është friksuar Brad Pitt-it për kujdestarinë e fëmijëve edhe gjatë martesës.